Materialet për ndërtimin e shtëpive

MURET

Si konstruksione vertikale të gjitha muret, si ato që e mbyllin hapësirën nga jashtë – muret perimetrike apo muret që do të bëjnë
ndarjen në mes të hapësirave do të jenë të muratuara me blloqe argjile d=25cm, d=20cm dhe d=12cm.

DYSHEMETË

Përpunimi i dyshemeve do të bëhet varësisht prej shfrytëzimit të hapësirave. Të gjitha dyshemetë i plotësojnë kërkesat e standardeve për zëizolim dhe termoizolim.
Nivelizimi i të gjtiha dyshemeve do të behët me estrih, sipas principit të dyshemeve notuese.
Mbi estrih-beton do të vendosen finalizimet e dyshemeve sipas kthinave në objekt, me laminat C32 apo pllaka keramiket të brendeve të njohura.

DRITARET

Do të punohen nga profilet e plastikës të kualitetit të lartë me urë termike me qelq termopan dhe me pikore nga llamarina, me
ngjyrë antracit në anën e jashtme dhe ngjyrë të bardhë në anën e brendshme, me efikasitet
energjetik, mbrojtje nga zhurma dhe lehtësi në mirëmbajtje për një pastrim sa më të lehtë.
Dritaret do të kenë edhe roletat të kualitetit të lartë me ngjyrë antracit.

FASADA

Pamja e jashtme krijon efektin e parë pamor për një objekt. Elementet që janë përdorur
në fasadën e këtyre objekteve tregojnë qartë funksionin dhe karakterin e tyre si
objekte banimi.
Punimi i fasadës termike do të bëhet me stiropor të trashësisë 10 cm, me të gjitha shtresat, deri në përpunim sipërfaqësor finalizues me fasadë si dhe pjesët tjera të fasadës së jashtme do të punohen sipas projektit të arkitekturës.

INTALIMET ELEKTRIKE

Instalimet e rrjetit elektrik do të bëhen duke zbatuar projektin e elektrikës, konform normave dhe sipas standardeve teknike në fuqi me Sistem Modular, duke përfshirë edhe Sistemin SMART HOME.

INSATILIMET E UJËSJELLËSIT DHE KANALIZIMIT

Instalimet e ujësjellësit dhe kanalizimit do të kryhen bazuar në projektin e ujësjellësit dhe kanalizimit, me materiale dhe sistem Italian të çertifikuar të kualitetit të lartë.

INSTALIMET E NGROHJES

Instalimet e ngrohjes do të kryhen bazuar në projektin e makinerisë për ngrohje me sistem zviceran të gypave në dysheme dhe kallda elektrike të brendeve evropiane.

SHIKONI TIPET E SHTËPIVE

Scroll to Top