Si konstruksione vertikale të gjitha muret, si ato që e mbyllin hapësirën nga jashtë – muret perimetrike apo muret që do të bëjnë ndarjen në mes të hapësirave do të jenë të muratuara me blloqe argjile d=25cm, d=20cm dhe d=12cm.
DYSHEMETË
Përpunimi i dyshemeve do të bëhet varësisht prej shfrytëzimit të hapësirave. Të gjitha dyshemetë i plotësojnë kërkesat e standardeve për zëizolim dhe termoizolim. Nivelizimi i të gjtiha dyshemeve do të behët me estrih, sipas principit të dyshemeve notuese. Mbi estrih-beton do të vendosen finalizimet e dyshemeve sipas kthinave në objekt, me laminat C32 apo pllaka keramiket të brendeve të njohura.
DRITARET
Do të punohen nga profilet e plastikës të kualitetit të lartë me urë termike me qelq termopan dhe me pikore nga llamarina, me ngjyrë antracit në anën e jashtme dhe ngjyrë të bardhë në anën e brendshme, me efikasitet energjetik, mbrojtje nga zhurma dhe lehtësi në mirëmbajtje për një pastrim sa më të lehtë. Dritaret do të kenë edhe roletat të kualitetit të lartë me ngjyrë antracit.
FASADA
Pamja e jashtme krijon efektin e parë pamor për një objekt. Elementet që janë përdorur në fasadën e këtyre objekteve tregojnë qartë funksionin dhe karakterin e tyre si objekte banimi. Punimi i fasadës termike do të bëhet me stiropor të trashësisë 10 cm, me të gjitha shtresat, deri në përpunim sipërfaqësor finalizues me fasadë si dhe pjesët tjera të fasadës së jashtme do të punohen sipas projektit të arkitekturës.
INTALIMET ELEKTRIKE
Instalimet e rrjetit elektrik do të bëhen duke zbatuar projektin e elektrikës, konform normave dhe sipas standardeve teknike në fuqi me Sistem Modular, duke përfshirë edhe Sistemin SMART HOME.
INSATILIMET E UJËSJELLËSIT DHE KANALIZIMIT
Instalimet e ujësjellësit dhe kanalizimit do të kryhen bazuar në projektin e ujësjellësit dhe kanalizimit, me materiale dhe sistem Italian të çertifikuar të kualitetit të lartë.
INSTALIMET E NGROHJES
Instalimet e ngrohjes do të kryhen bazuar në projektin e makinerisë për ngrohje me sistem zviceran të gypave në dysheme dhe kallda elektrike të brendeve evropiane.